Qëllimi

Agjensia Investigative Stop Krimi është sensibilizuese dhe informuese, kundër trafikimit të femrave dhe fëmijëve të trafikuar, antikorrupsionit, narkotrafikantëve, terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar.

Agjensia është miratuar me vendim Gjykate Tiranë me numër 837, datë 24/10/2013, nga Drejtori i Agjensisë z. Fatmir Sena, dhe është e llojit investigative, informuese dhe sensibilizuese.

Broshurat kanë tematikë informuese: qytetarët, kudo që të konstatojnë ndonjë veprimtari në kundërshtim me ligjin, duhet të informojnë Policinë e Shtetit në numrin 112, edhe në numrin e Agjensisë Investigative Stop Krimi, kudo që ndodhen brenda vendit dhe në Europë, në policinë më të afërt, tek organet ligjzbatuese.

Ne parandalojmë

  1. Krimin e organizuar
  2. Terrorizmin
  3. Trafikimin e femrave dhe fëmijëve
  4. Dhunën
  5. Drogën dhe narkotrafikun
  6. Mafian
  7. Korrupsionin