Detyrat e anëtarëve

Anëtarët e Agjensisë Investigative Stop Krimi janë misionarë dhe çdo anëtar ka si detyrë të angazhohet në aktivitetet e Agjensisë.

  • Të shpërndajë broshura me logon e Agjensisë: Stop Drogës, Stop Krimit, Stop Dhunës, Stop Korrupsionit, Stop Trafikimit të Femrave dhe Fëmijëve, Stop Terrorizmit, Stop Mafias.
  • Të trajnohen pranë Agjensisë për vetëmbrojtje dhe t'u vijnë në ndihmë njerëzve në komunitet që mund të jenë në rrezik nga dhuna ose krimi.
  • Të informojnë policinë më të afërt për çdo krim që mund të shohin.
  • Të mos mbështesin asnjë parti politike, fe apo grup kriminal dhe të mos marrin pjesë në mitingje, kudo që ndodhen.
  • Të jenë në mbështetje të Policisë së Shtetit në Shqipëri dhe në të gjithë botën.
  • Dokumenti i jepet anëtarit vetëm për t'u identifikuar si anëtar i Agjensisë; keqpërdorimi i tij ka sanksione ligjore dhe përgjegjësi individuale.

Drejtori Ekzekutiv, z. Fatmir Sena