Aktiviteti

Aktivitetet e Agjensisë Investigative Sensibilizuese Stop Krimi, e cila është në mbështetje të Shtetit.

Fushata të ndryshme sensibilizuese duke shpërndarë broshura në rrugë, në komunitet dhe në shkolla me tematikën Stop Dhunës, Stop Krimi, Stop Drogës.

Ka ndihmuar në shumë raste femra të trafikuara në Shqipëri dhe në Europë, duke përfshirë strehimin e tyre, dhe i ka ndihmuar me kontributin e të gjithë anëtarëve në ushqime e veshje, duke qenë pranë tyre në çdo rast.

Këto aktivitete i kemi të dokumentuara nëpër media të ndryshme me foto e video, si dhe në rrjete sociale.

Anëtarët janë të shpërndarë kudo brenda vendit dhe jashtë tij. Sapo të shohin një krim në rrugë apo kudo që të ndodhen, paraqiten menjëherë në policinë më të afërt dhe paraqesin dokumentin e Agjensisë për identifikim, si dhe kartën e Stop Krimit. Në rast se informacioni është i vlefshëm, ata edhe shpërblehen. Por të gjithë anëtarët janë misionarë që të vendoset paqja nëpër botë.